Dhunuan femrat, arrestohen dy shtetas

Lushnje – Mallakastër/ Policia ka prangosur dy shtetas pasi kane perdorur dhune ndaj femrave, njeri ndaj bashkeshortes dhe tjetri ndaj kunates.

Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, si edhe arrestohet në flagrancë një tjetër pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

H. M., 53 vjeç, banues në Ballagat, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ms vendimin e datës 17.06.2020 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H. L., 57 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Drenovë Fushë, Mallakastër, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases Sh. L., 48 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje