Lescott: Messi dhe Ronaldo janë përpara Sterlingut

Vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përpara Raheem Sterlingut në futboll – ka deklaruar ish-futbollisti anglez, Joleon Lescott.

Anësori i Manchester Cityt ka pasur një tjetër sezon fantastik me 14 gola dhe 29 asistime në Ligën Premier këtë sezon, edhe pse skuadra e tij nuk e fitoi titullin.

Ish-qendërmbrojtësi Lescott beson se 25-vjeçari duhet të vendoset në listën e më të mirëve në botën e futbollit.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Joleon Lescott (Foto: Stu Forster/Getty Images/GUliver)

“Raheem e ka ngritur veten në pjesën e sipërme. Ai duhet të vlerësohet si një prej anësorëve apo sulmuesve më të mirë të futbollit, për shkak të kontributit të tij”.

“Mendoj se duhet të jeni shumë naivë nëse nuk e respektoni atë që bën. Ka lojtarë si Messi dhe Ronaldo që shënojnë nga 50 gola për sezon. Ata janë super të çmendur!”

“Por, sa i përket nivelit tjetër, Raheem duhet të krahasohet me lojtarët tjerë”, ka deklaruar Lescott për emisionin ‘We’re not Really Here’. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje