Zjarri shkrumbonë magazinat, vetëm dëme materiale

Fier – Një zjarr I rënë në një magazinë të bojrave të vajit  në mesditën e sotme ka bërë që ajo të digjet tërësishtë por zjarri ka përfshirë edhe magazinën e sfungjerëve që ka qënë ngjitur me të duke u shkaktuar dëme të mëdha ekonomike

Sipas burimeve zjarrëfikse mësohet se zjarri ka rënë në mesditën e sotme në një magazinë me bojra vaji që ndodhet pranë aksit rrugor nacional Fier – Vlorë në Zhupan.  Meqënëse  magazina ka pasur bojra vaji përhapja e flakëve ka qënë e menjëherëshme edhe për shkak të erës që frynte. Kjo ka bërë që të marr zjarr edhe një magazinë tjetër ngjitur me të që mbante sfungjerë.

Në vëndgjarje kanë shkuar automjete zjarrëfikës nga Fieri dhe Patosi e po luftojnë të shuajnë flakët, Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike e jo në njerëz. Mësohet se shkaku I zjarrit mundë të ket qënë ndonjë cigare e pa shuar mirë që është hedhur pranë disa kartonave në magazinën e bojrave që ka skkaktuar zjarrin, pohuan burime nga vendi I ngjarjes.

Policia ka shkuar në vëndgjarje e po heton shkaqet e rënies së këtij zjarri

Policia

Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi Eduart Hasani ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

ALB365/Xhemil Beharaj

Be the first to comment

Lini një Përgjigje