U kapën me 3,5 kg hashash, arrestohen dy persona

Fier – Policia ka vene ne pranga dy shtetas teksa jane kapur me sasine e 3,5 kg hashash tek “xhamia e vjeter” ne Cakran.

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen lëndë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cakran, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, gjetën dhe sekuestruan 3.5 kg cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i 2 shtetasve, posedues të lëndës narkotike:

I. H.oxhaj 46 vjeç dhe N. Shahaj 39 vjeç, banues në Cakran.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje