Milan përmbys Juventusin 3-2

Milani e ka kaluar në epërsi 3:2 kundër Juventusit, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në San Siro.

Franck Kessie dhe Leao shënuan dy gola të shpejtë për ta barazuar dhe pastaj për ta kaluar në epërsi Milanin, raporton Gazeta Express.

Kessie shënoi për 2:2 në minutën e 62-të, pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.

Vetëm dy minuta më vonë, Leao e kaloi skuadrën e Stefano Piolit në epërsi për herë të parë në këtë takim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje