MB 30 milionë lekë për “luleshtrydhe”, për fermerët kastravecin.

Nga Ervin Resuli – 30 Milion lek per imazhin e Ministrsë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po për fermerët ?!

Në të bie rasti të flasësh për subvencionet e ulta me ndonjë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, specialist apo dhe nënpunës i thjesht ka vetëm një slogan ” nuk ka lekë ” “jemi të varfër, aq buxhet kemi ” këto janë tre thënie që të gjithë ata që kanë takuar personalisht Ministrin apo Zv.Ministrat e kanë dëgjuar pasi i’u kanë kërkuar rritje të subvencioneve !

Por a vallë vërtet Ministria e Bujqësisë apo Qeveria Shqipëtare nuk ka para për bujqësinë ?

Unë them jo ! Lekë ka por ato duhen për ca gjëra tē tjera, fermerët aty janë edhe mund të presin ca !

Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe apo shpërdorim fondesh se kaq hapur që ndodhin në #Ministrine e Bujqësisë !

Tender për të mbikqyrur Median apo Portalet që thon të vërtetën për atë qe nuk po bën Ministria e Bujqësisë

Me 30 Milion lekë Ministria e Bujqësisë ka realizuar një tender për cështje imazhi ose për të gjurmuar kush i prish imazhin Ministrisë ! Ndërkoh që me taksat tona në Ministrinë e Bujqësisë marrin rroga të majme një dyzin njerzish për PR-in e Ministrit dhe Mardhëniet me Median ,sikur mos të mjaftonin duhej dhënë dhe një kompanie dhe 30 Milion lekë që të bëj fushat elektorale për Ministrinë !!!

Shpresoj që në raportin e javes kompania fituese ti referojë dhe këtë shkrin Ministrisse bujqesise zhvillimit rural

Be the first to comment

Lini një Përgjigje