Apolonia, rikthim në Superiore pas pesë vjetësh

Apolonia riktheht ne Superiore pas pese vjetesh. Pas Kastriotit, Apolonia e Fierit është skuadra e dytë që siguron edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Artan Mërgjyshit triumfoi 1-2 në derbin e Myzeqesë ndaj Lushnjës duke blinduar vendin e parë në grupin B dy javë para fundit të sezonit në Kategorinë e Parë. Kjo ishte fitorja e 4-t radhazi për fierakët të cilët iu falën golave të sulmuesit të talentuar Gjata dhe Mihanës për t’u ngjitur në kuotën e 49 pikëve, pas 22 javësh kampionat. Për Lushnjën nuk mjaftoi goli i Brunild Pepës për të evituar humbjen me verdhëjeshilët që humbën edhe vendin e dytë që i çon play-off me këtë disfatë, pasi Pogradeci në krahun tjetër fitoi 2-0 ndaj Besës. Për t’u përmendur që sfida e zhvilluar në Roza Haxhiu nisi me 22 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës në stadium

.

Tashmë Apolonia e Artan Mërgjyshit do t’i luajë për “qejf” dy ndeshjet e fundit dhe do të nisë të mendojë për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar aty ku rikthehet pas një mungese 5-vjeçare dhe do të kërkojë të mos jetë kalimtare.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje