
Fier – Një 64 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa është përplasur nga nje automjet kur po ecte anes rruges duke shkuar ne banesen e tij prane fshatit Zhupan.
Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje