Alarmi/ Pleqtë e Dukasit: Na mbroni nga hjdutët ose njoftojmë ambasadat

Plasin keq vjedhjet  në lagjen “Dukas Çoban” ne Patos. I moshuari, te meren masa nga policia se do vëmë në dieni ambasadat e huaja në Tirane

Banorët e lagjes “Dukas Coban” të bashkisë Patos denoncojnë ditën e sotme vjedhjet që kanë ndodhur ne këtë lagje si shpendë dhe bagëti dhe prej afro 3 javësh janë nën terror  si nga vjedhjet ashtu dhe nga ana psikologjike

Banorët e kesaj lagje janë kryesishtë te komunitetit Vllah dhe që prej viteve 1992 jane emigrant me dokumenta ne Greqi. Ata kane investuar duke berë banesa dhe ne to rrinë prindërit e tyre ndërkohë që ata punojnë e jetojne në emigracion. Kjo ka bëre qe shtëpitë e braktisura favorizojnë ne fshehjen e hajdutëve  Policia ne Patos e di , kemi denoncuar por nuk kanë marre asnjë masë, thone ata

Arsyeja është se shtëpitë janë lënë të mbyllura me oriendi shtëpiake  Të rinjtë në emigracion e banesat e braktisura

Moshat e treta që kanë mbetur, thonë që nuk i kemi ndierë por edhe kur i kemi pikasur skemi arritur te bejme asgjë, jemi pleq.  Ka banesa qe i kanë vjedhur më shumë se një herë thone ata.

Ata pohojne faktin se “ndihmesë” per hajdutët bëhen rrugët e lagjes pa ndricim, ato kanale qe janë nuk janë të pastruar por me shkurre sikundër që duhet të ketë edhe kanera sigurie në rrugët kryesore te lagjes

Jemi të komunitetit Vllah, thotë një i moshuar nëse nuk merren masa do vëmë në dieni edhe ambasadat e huaja në Tirane/ ALB365/ Xhemil Beharaj

Be the first to comment

Lini një Përgjigje