Nëna dhe vajzat e vetëvrara, pjesë e një sekti fetar

Dalin detaje të renda nga ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat në Tiranë, ku Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç nënë e bijë u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre.

News 24 raporton se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Ka dyshime se vajza ka vdekur ditë më parë, por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot. Sipas të njëjtave burime fqinjët janë shprehur se ato shpesh rrinin pa bukë qëllimisht me ditë të tëra. Në gjendje të rëndë është dërguar në spital vajza tjetër 34-vjeçarja Blerta Josifi.

Ka qenë vëllai i cili telefononte 56-vjeçaren e cila nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën që ka njoftuar policinë. Forca të Komisariatit të Policisë Nr.6, kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.

Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56-vjeçaren dhe vajzën e saj ndërsa tjetra në gjendje të rëndë është dërguar në spital.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje