Fieraku Roshi shënon dy gola në fitoren e Akhmat Grozny

Odise Roshi vendimtar në në fitoren 1-3 të Akhmat Grozny-t në kuadër të javës së 25-të të Premier League-s së Rusisë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi 2 nga 3 golat e ekipit çeçen, që me këtë trepikësh i largohet zonës së ftohtë të renditjes.

Akhmati kaloi në epërsi që në minutën e 15-të me Kharin, ndërsa 29-vjeçari kuqezi i çoi shifrat 0-2 në minutën e 22-të me 11-metërsh.

Roshi u bë protagonist absolut i sfidës kur në minutën e 88-të realizoi golin që vulosi suksesin e skuadrës mike, ndërsa në minutat shtesë Arsenal Tula realizoi golin e nderit, që vlejti vetëm për statistikë.

Më këtë dygolësh Roshi shkon në kuotën e 7 finalizimeve në këtë sezon në elitën e futbollit rus.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje