Video që tregon gjithëshça për iPhone 12

Një video e lëshuar në YouTube tregon se si do të duket iPhone 12 i ardhshëm nga Apple.

iPhone 12 nuk do të nisë zyrtarisht deri në vjeshtë, por tashmë ka edhe pamje të gjeneratës tjetër të telefonave inteligjentë që qarkullojnë nëpër media, transmeton Telegrafi.

Një YouTuber tani ka në duart e tij 4 modelet e iPhone 12 me tre madhësi të ndryshme dhe të gjitha detajet se si do të duket telefoni i ardhshëm nga Apple.

Dizajni i telefonave celularë korrespondon shumë me atë që lajmet tashmë kishin qarkulluar më parë. Kështu që telefoni celular do të vijë në gjithsej 4 variante, një model me 5.4 inç, dy me 6.1 inç dhe një me 6.7 inç.

Tashmë kanë qarkulluar edhe lajmet në lidhje me çmimet e iPhone 12 dhe ai pritet të jetë një telefon i lirë në krahasim me modelet që Apple i kishte lëshuar më herët. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje