Ja pamjet unike të kënetës së kuqe në Kinë

Këneta e kuqe është habitat i shumë kafshëve dhe bimëve, turistë të shumtë shkojnë vetëm shkurtimisht për t’u kënaqur me bukurinë e saj, ndërkaq kur e shihni si duket, do ta kuptoni përse është aq joshëse

Grykën e lumit Shuangtaizi në Kinën Verilindore, në Liaoning, çdo vit e vizitojnë turistë të shumtë për t’u bindur në veçantinë e kënetës së kuqe, transmeton Telegrafi.Pamje unike të kënetës së kuqe

Ngjyrën ia japin kërpudhat bregdetare Suaeda maritima, bimë njëvjeçare të habitatit të njelmët. Kjo bimë e pazakonshme mbulon 130 kilometra katrorë të kënetës në formë tepihu të kuq dhe vjollcë.

Pikërisht për shkak të njelmësisë së lartë u përshtatet në mënyrë të përsosur terreni kënetor Panjinave, mu sikur edhe kafshëve të shumta të cilat jetojnë aty, ndërsa në atë rezervat të natyrës ka më shumë se 260 lloje zogjsh dhe 399 lloje të kafshëve të tjera.

Edhe pse pjesa më e madhe e plazhit është e mbyllur për publikun, një pjesë e vogël është e hapur për turistë, e cila për fatin e atyre të cilët këtë bukuri nuk e kanë vizituar të munden së paku në këtë mënyrë ta “vizitojnë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje