Një familje pa bukë në sofër: “Duan çati mbi kokë e jo bukë për të ngrënë”

Fier – Familja pesë anëtarëshe me tre vajza të semura mendore flenë jashte. Apeli i tyre: nuk kemi problem ngrënien por fjetjen.

Dy prindër me tre vajza të sëmura është familja e  Tuni Ujanikut në Petovë të Fierit.

Jeta e deshi që tre vajzat e lindura të sëmura ata ti rrisin e të kujdesen për to edhe pse ata vetë janë të moshuar por edhe tre vajzat janë në moshë madhore

Probleme ekonomike nuk kemi, pohonë e ëma e të sëmurave, kempin e marrin të tre vajzat, unë kujdestarinë e tyre e marr sikundër edhe burri e merr pensionin, thotë ajo. Pak me të keq por ja dalim, muajin e nxjerrim me ushqime.

Tuni, babai i tyre pohonë se nuk e ka problem ekonominë se tashmë është mësuar sikurse edhe me vështirësitë e problemet e vajzave të sëmura. Nuk kam nevojë për ushqime për të mgrënë thote ai, për shtëpi e kemi problem, po flem jashte.

Maria pohonë se nuk i bën përshtypje që janë mbi pesë vjet pa drita, pa ujë dhe nga ana e të veshurit dhe ushqyëeit. Ne duam një shtëpi një dhomë të flemë e një guzhinë të gatuajme, thotë ajo. Shteti duhet të na ndihmojë

Nga ana tjetër konshinjtë thonë se janë familje në pikë të hallit, nuk janë problematike me ta por shteti duhet tu bëjë një banesë se u është shkatërruar. Në dyqanet e ushqimit në lagje nuk kanë as edhe një 100 lekëshe borxhe

Një tjetër konshi i tyre pohonë se duhet të ndihmohen bile tre vjet më parë zgjeruan e rrugën e thanë do heqin shtyllat e do sjellin makina me zhavor për tu ndërtuar banesën por qe atëherë su bë më asgjë

Do të ikin sikurse vera i lë vëndin vjeshtës e dimrit me radhe por familja me të sëmurë gjendet në udhëkryq ku askush se ka vënë ujin në zjarr nga shteti që ti ndihmojë qoftë edhe duke i ndëruar një dhome.

Le të shërbejë kjo kronikë si apel për këdo që mundet ti ndihmojë por ato ndihma të shkojnë tek personi që ka nevojë e jo në duar të gabuara/ ALB365/ Xhemil Beharaj

Be the first to comment

Lini një Përgjigje