Makina u nda në dysh, vdes në Itali nëna shqiptare e 3 fëmijëve

Një aksident i rëndë ndodhur mesditën e kësaj të marte rreth orës 12.30 në qytetin e Vignola në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare e identifikuar si Violeta Caka, nënë e 3 fëmijëve humbi jetën në rrethana tragjike pasi makina me të cilën po udhëtonte për në punë u nda në dysh pasi u përplas nga një tjetër automjet.

Sipas mediave italiane, shqiptarja po përpiqej të ndalonte në një pikë karburanti kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, ku u godit sërish nga një tjetër automjet.

Për shkak të aksidentit, njëri nga automjetet u nda në dy pjesë. Edhe ndihma e shpejtë nuk mundi të bënte asgjë për gruan shqiptare. Të 3 automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia e cila ka nisur hetimet. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje