Emrat/ Ja shqiptarët e arrestuar nga antimafia dhe SPAK

Mësohen emrat e shqiptarëve të cilët janë vënë në pranga në operacionin që çoi pas hekurave 37 persona i organizuar nga antimafia italiane dhe SPAK.

Burime nga policia e shtetit thanë se në kohë të ndryshme duke nisur nga 2018-a janë arrestuar Ledjo Pashaj 32 vjeç, nga Fieri, Antonio Pashollari 44 vjeç, Shkëlzen Daçi 45 vjeç i njohur edhe si “Tani”, nga Kukësi, Vullnet Daci 33 vjeç i njohur edhe si “Ledi”, Erind Garubi 29 vjeç, Flamur Gjika 48 vjeç, nga Tirana, Bledar Allmuça 36 vjeç, Elton Hamza 37 vjeç, Ardit Hoxhaj 32 vjeç, Kreshnik Laçi 45 vjeç, i njohur si “Niku”, Ervin Mandri 32 vjeç nga Diba i njohur si “Vini”, Dritan Zaganjori 28 vjeç, Rolando Laçi 23 vjec që thirrej “Roni”.

Mësohet se ky grup kryesohej nga Elton Hamza dhe Robert Muftari, 47 vjeç nga Vlora. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Të gjithë akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën në vitin 2018-ën dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje