Dy aksidente në Lushnje, makina hyn në banesë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Lushnje – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. B., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Eskaj, Lushnje, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

B. M., 27 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë u dëmtua drejtuesi i motocikletës i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.


Informacion paraprak

Sot në datë 29.06.2020, rreth orës 09:55, në lagjen “20 Tetor” Lushnje shtetasi E.D duke drejtuar mjetin tip “Skoda” ka aksidentuar shtetasin Q.M, 68 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Shtetasi i dëmtuar po dërgohet në spital në Tiranë.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet hetimore e proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje