Skandali/ Në OKB dy zyrtarë filmohen duke bërë seks në makinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se është e shokuar dhe shumë e shqetësuar nga pamjet e një videoje ku në makinat e saj në Izrael shfaqen dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.

Në video shfaqet një grua me një fustan të kuq sipër një burri në sediljen e pasme të një 4×4 të bardhë me simbolet e OKB, duke kryer marrëdhënie.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se video u filmua në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv.

“Besohet se ata janë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael”, tha OKB.

Ndërkohë Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.

“Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Z.Dujarric ditën e djeshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje