“Shteti mafioz në Shqipëri po e largon vendin nga Bashkimi Evropian”

Nga Dr. Ana L. Scheer– Qeveria e korruptuar shqiptare po e largon vendin nga integrimi evropian dhe po destabilizon ballkanin.

Institucionet më prestigjioze ndërkombëtare që matin nivelin e demokracisë, korrupsionit dhe sundimit të ligjit, rendisin Shqipërinë si vendi më i korruptuar në Evropë; prodhuesi numër një dhe trafikanti i drogave në kontinent; me krimin e organizuar që ulet i qetë në zyrat shtetërore; me një parti të stilit komunist, e cila kontrollon qeverinë qendrore dhe vendore, si dhe Parlamentin.

Pak vite më parë, para se të vinte në pushtet mazhoranca Socialiste, Shqipëria ishte shumë afër në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në BE. Aktualisht, po rrezikon të gjithë procesin e integrimit në BE, për shkak të një qeverie të korruptuar, të papërgjegjshme dhe të paaftë.

Kohët e fundit Parlamenti Evropian u mblodh në një seancë plenare të jashtëzakonshme të paprecedentë për të diskutuar situatën në Shqipëri. Eurodeputetët ishin të zemëruar nga shkeljet serioze të qeverisë shqiptare dhe qeverisjes antidemokratike të kryeministrit Edi Rama.

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega shprehu kritikë shumë të ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke theksuar, ndër të tjera, se “Rama është shumë i ashpër me gazetarët, por shumë i butë me trafikantët”. “Pa ndryshuar këtë qasje,” sipas tij, “nuk ka hapje të negociatave”.

Ndërkohë, eurodeputeti Michael Gahler, zëdhënës dhe i CDU-së gjermane, theksoi se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet kriminale 184 dhe 339 për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve 2015 dhe 2017, në të cilat janë përfshirë bandat e Durrësit përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë Vangjush Dako, ish-ministrin dhe aktualisht deputet i partisë socialiste Damian Gjiknuri, madje vetë Kryeministri Edi Rama i kapur në një përgjim, të ekspozuar nga media gjermane BILD.

Në këtë seancë të PE Lega dhe Gahler thanë që pa hetuar dhe luftuar krimin dhe korrupsionin të cilat janë 2 nga 15 kushtet për hapjen e Shqipërisë të negociatave, atëherë Shqipëria nuk do t’i hapë ato nëse nuk i plotëson kushtet përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Më 25 Mars 2020, Këshilli Evropian paraqiti 15 kushte për pranimin e negociatave të Shqipërisë me BE. Këto kushte demonstrojnë gjendjen e dobët të demokracisë dhe mungesën e sundimit të ligjit në Shqipëri. Ironikisht, qeverisë që degradoi vendin në një gjendje kaq të korruptuar dhe diktature, i është dhënë detyra të ndërmarrë hapa të mëdha demokratike, përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qeveria që la vendin për rreth tre vjet pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë, që bëri gjithçka në fuqinë e saj për të kapur sistemin e drejtësisë, duhet të bëjë përpjekjet e saj maksimale për të siguruar një gjyqësor të pavarur. Qeveria që zhvilloi zgjedhje një-partiake më 30 qershor 2019, pa një garë, me vetëm kandidatë socialistë që u zhvilluan pa kundërshtarë, i duhet të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria më e korruptuar në Evropë duhet të luftojë korrupsionin. Shtetit mafioz i kërkohet të sjellë para drejtësisë krimin e organizuar që e ndihmoi atë të vinte në pushtet.

Me një qeveri të tillë dhe me orën që po afrohet, shanset që Shqipëria të anëtarësohet në BE nuk janë vetëm të largëta, por ato duken të pamundura.

Shqipëria po mban peng gjithashtu procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, duke rrezikuar ndarjen e këtyre dy vendeve duke sjellë efekte negative në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut pranoi një qeveri tranzitore dhe do të shkojë drejt zgjedhjeve shumë shpejt. Rezultati i atyre zgjedhjeve do ta bëjë Maqedoninë e Veriut edhe më të fortë, dhe udhëheqja dhe qasja e përgjegjshme e ish-kryeministrit Zoran Zaev, si edhe të partive opozitare, do t’i sjellin dobi vendit dhe procesit të integrimit, duke forcuar lidhjet e saj me NATO-n dhe aleatët perëndimorë.

Por, në vend që të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, Edi Rama po këmbëngul në ndalimin e procesit të integrimit, sabotimin e çdo reforme zgjedhore, duke rrezikuar ndarjen me Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë destabilizimin e rajonit të Ballkanit perëndimor.

Etja për pushtet e një njeriu të vetëm mban peng të ardhmen evropiane të popullit të tij.

Në një botë moderne të përparimit dhe risisë, diktaturat e vjetra si kjo në Shqipëri po lulëzojnë. Vendi më i varfër në Evropë drejtohet nga politikanët më të pasur në kontinent. Teksa njerëzit aspirojnë për liri dhe demokraci, shteti mafioz në Shqipëri po e largon vendin nga Bashkimi Evropian, me qëllimin e vetëm për t’i zgjatur privilegjet e tij dhe të banojë më gjatë në errësirën e një regjimi diktatorial.

Lajmi në median greke: The corrupt Albanian Government driving country away from EU integration and destabilizing the Balkans!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje