Eposi i Kreshnikëve dhe lahuta jonë shqiptare.

Nga Azgan Haklaj –  Institucioni i kuvendit me Zotin

Jam rrit’ bashkë me perendi, s’desha luftë, dua liri 

Plisi, lahuta, xhamadani, xhubleta identiteti kulturor i alpeve.

Mirënjohje Shkëlqesisë së Tij Presidentit të Republikës së Shqipërisë z Ilir Meta për vlerësimin e atit të folklorit Ramadan Sokoli me Titullin “Nderi i Kombit”

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar( Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut), nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti” ka denoncuar vazhdimisht me forcë reagimin e zbehtë ( në fakt të shitur)  të Ministrisë së Kulturës Shqiptare, heshtjen misterioze të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Istitutit të Kulturës Popullore të Shqipërisë, pas refuzimit të Uneskos për Eposin e Kreshnikëve dhe pranimit të guslës serbe si pjesë të trashëgimisë botërore, duke përjashtuar lahutën shqiptare, si dhe denoncon përpjeket e tanishme për ta rrëmbyer edhe Eposin e Kreshnikëve.

Në këtë refleksion do të paraqes argumentët tanë shkencorë të lashtësisë së lahutës, përkatësisë së saj dhe Eposit të Kreshnikëve.

Grekët e antikitetit i quanin barbarë të gjithë popujt e tjerë, të cilët nuk e flisnin gjuhën e tyre dhe nuk ishin pjesë e arealit të tyre kulturor.

Greqia e Homerit, Aristotelit, Platonit, Sofokliut, Perikliut, Likurgut, Euripidit, Demostenit, Atdheu i demokracisë ia lejoi vehtes ta quante qytetrimin e vet superior në mesjetën e hershme, por barbarët e vërtetë u vetëidentifikuan sivëllezrit e tyre sllavët e jugut, ku serbët luajtën rol të dorës së parë.

Kjo popullsi e egër nomade, që dikur endej nëpër Stepat e Uraleve vërshoi në trevat e Ballkanit të sotëm në shekujt 6-7- të të erës sonë.

Barbaria, egërsia e tyre, mizoritë, vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimi i tempujve të lashtë, kishave e manastireve të Ilirisë, deshmon se ata iu sulën njerit prej tre popujve, që sëbashku me romakët dhe grekët janë themelues të krishtërimit.

Serbët edhe sot pas 1500 vjetësh nuk kanë arritur të hyjnë në Kodin e Civilizimit Europian.

Mashtrimi e gënjeshtra, tjetërsimi i historisë, megallomania mitologjike e përpjekja donkishoteste për ta imponuar lashtësinë e kulturës së tyre duke vjedhur atë të shqiptarëve është ADN-ja e Shtetit Serb, që nga Perandoria e Car Dushanit, e deri në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavinë Titiste e Serbinë gjakatare të Sllabodan Millosheviçit.

Serbia e sotme e Aleksandër Vuçiçit akoma ka mbetur në barbarinë e saj, çka e demonstroi para gjithë botës në stadiumin e Beogradit duke iu sulur si dema të tërbuar lojtarëve tanë të ekipit kombëtar të futbollit, duke i prerë në besë në shtepinë e tyre, pse mbrojtën simbolet tona kombëtare si matadorë të vertetë.

Por ajo shkoi me tej, aq sa përmes mashtrimit, shantazhit kërkon të marrë përseri troje të tjera shqiptare nga Veriu i Kosovës, gjoja me korrigjim të kufijëve, demarkim e lloj lloj trillimesh në emër të nënshkrimit përfundimtar të paqes, e duke fabrikuar në bashkëpunim me qarqet antishqiptare akuza për krejt zinxhirin komanduas të UÇK-së, me qellim për ta përbaltur luftën e saj të shenjtë për realizimin e ëndrrës shekulore, kauzës hyjnore të Kosovës martire për liri e pavarësi dhe për ta shmangur dialogun.

Kjo strategji sigurisht ka producent Kremlinin.

 Në pikë të ditës serbët u grabitën shqiptarëve me blerje të UNESKOS dhe pranim në heshtje të Ministrisë të Kulturës së Shqipërisë simbolin mijëra vjeçarë të trashëgimisë kulturore, lahutën iliro-dardano-arbërore.

Shtrohet pyetja?

Po përse barbarët e paraqitën si trashëgimi të tyre kulturore lahutën shqiptare?!

Përpara se ti përgjigjemi kësaj pyetje me arsyetim të ftohtë e me deduksion të logjikës së paanshme historike duhet të themi dy fjalë për këtë instrument, magjik, bashkëudhëtar të iliro-dardano- arbërorëve prej mijëra vitesh dhe të këngëve epike të popullit shqiptar.

Lahuta shqiptare është po aq e lashtë sa plisi i bardhë, xhamadani, xhubleta si simbole këto të alpeve tona.

Areali i vjetër i Lahutës e aedeve të saj në lashtësi shtrihej në të gjitha vargmalet tona të banuara nga fiset ilire duke u shtrirë deri në Dalmacinë e epërme e në lindje deri në Bosnjen e sotme.

Lahuta është instrumenti muzikor autentik shqiptar.

Elementët me të cilët është e ndërtuar e tregojnë vjetërsinë e saj.

Mjafton një dru lisi për të gdhendur kokën e bishtin dhe një hark druri i tendosur me një copëz tel të hollë të përbërë me qime të bishtit të kalit,

lëkura e dhisë e tendosur dhe e mbërthyer mbi suprinën zgavër të kokës së lahutës, e fiksuar mbi kunja druri, që lahutari mjeshtër të prodhojë tingujt magjikë.

Nuk ka pasur nevojë aspak të presë epokën industriale për të dalë në dritë si veglat tjera muzikore siç janë violina, pianoja apo edhe çiftelia e sharkia, të cilat janë të reja në kohë.

Elementët me të cilët përbëhet lahuta janë prezente në trojet tona të banuara prej mijëra vitesh.

Dihet se ilirët e pasardhësit e tyre e kanë patur të njohur mitin e lisit e gdhendësit e tyre ishin me famë që nga anijet liburne, zbukurimet e pallateve mbretërore, ikonastët e kishave e manastireve deri tek odat e burrave të malsisë dhe djepat e fëmijëve.

Mjeshtrat e gdhendies së drurit lanë pas një trashëgimi mahnitëse kulturore e simbolesh, nga epoka e paganizmit e deri tek ditët tona.

Lahuta Shqiptare është po aq, në mos më e vjetër se lira e Orfeut të Greqisë, e cila na vjen nëpër mugëtirën  e shekujve.

Tingujt e saj që shoqëruan këngët epike janë monument i pavdekshëm që shqiptarët u kanë ngritur prijësave të tyre.

Veprat heroike janë përcjellë në breza me anë të aedeve tanë të cilët  kanë mësuar përmendësh e transmetuar besnikërisht në breza.

Është koha t’u kujtojmë serbëve së nuk është faji i shqiptarëve që ardhacakët e stepave nuk kanë një epos kombëtarë siç e kanë shqiptarët Eposin e Kreshnikëve, Gjergj Elez Alinë, Lahutën e Malsisë dhe Fishtën, apo  një Iliadë siç e kanë grekët me Homerin.

Epikologu Lambertz me origjinë (gjermano-austriake) pajtohet se këngët e Eposit të Kreshnikëve rrodhën në kohën e dyndjeve të sllavëve nëpër Danubin e poshtëm dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të shqiptarëve kundër sllavëve në vitet 700-800.

Këto këngë janë eposet e fundit aktive në Europë në fillim të mijëvjeçarit të ri që zunë vend në arealin e epikës botërore.

Folkloristi Qemal Haxhihasani na sjell studimin dhe promovimin në Suedi nga studiuesi Ullmar Ovick të nën ciklit të Eposit të Kreshnikëve, Baladën e Gjergj Elez Alisë.

Aleks Buda ka një kontribut të shquar në hulumtimin e Eposit të Kreshnikëve.

Ai na rrëfen se këto këngë sjellin konfliktin e përgjakshëm të shqiptarëve me serbët rreth shekujve 6-7-të, pikërisht kur u shfaqën ata dhe kulmoi në shekujt 13-14, në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror të nemanjicëve, feudalë shqiptarë të ortodoksizuar pas skizmës së madhe.

Studiuesi, babai i folklorit Ramadan Sokoli vlerësuar këto ditë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z Ilir Meta me Titullin “Nderi i Kombit” shprehet se;

“Vegla muzikore si lahuta, e cila përfaqëson tipin e hershëm të veglave kordofone me hark përdoren nga popuj të largët dhe të afërm.

Të tilla janë “revanstroni” i Indisë, “kobizi” i Kazakistanit,” ” hixhaku” i Uzbekistanit dhe Armenisë, “komisi” i i Kirkizisë, “uhr-sieni” i Kinës, “rebabi”i Arabisë, “cerevali” i Etiopisë, “gusla” e Serbisë Jugore, ” lira” e disa krahinave të Greqisë, apo ” lirica” e Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Por kjo nuk të thotë se ato kanë të njëjtat shprehje muzikore dhe të njëjtën moshë.

Historikisht dihet se kultura e vjetër egjiptiano- asiro-babilonase-greko-romake nuk ka pasur vegla muzikore me hark.

Studimet muzikologjike më të përparuara  e kanë flakur tezën antihistorike të prejardhjes së veglave kordofone me hark nga Skandinavia apo India dhe kanë provuar me argumente se prejardhja e tyre është  nga lindja e mesme dhe kryesisht nga Persia”.

Deri në fillim të shekullit të 19- të kur studiuesi audodidakt Vuk Karaxhiqi, njeri prej themeluesve të shtetit serb, me një penël pule dhe barut përgatiti një penë dhe bëri një përmbledhje të këngëve popullore serbe.

Kultura serbe deri në atë kohën nuk nihej fare.

Ai punoi me moton;

“Kudo ku gjendet një serb i vetëm, aty duhet të gjej vend Shteti Serb”.

Por ky shtet nuk përfaqësonte asgjë më shumë se një tribu afrikane dhe nuk  kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e asnjë studiuesi serioz europian.

Sipas Ramadan Sokolit Eposi i Kreshnikëve është dokumentuar qysh në vitet 1300, pra rreth 500 vjet  parë se të kujtohej Vuk Karaxhiqi, i cili ishte shqiptar nga Bosnja me emrin Uk’, por edhe ky i ortodoksizuar.

Eposi Shqiptar i Kreshnikëve, ky monument madhështor i kulturës së Kombit tonë do të ishte pa lahutën si predha pa detonatorin, apo avioni  pa karburant, prandaj serbët në fillim morën lahutën dhe tani po përpiqen për Eposin.

Por si u krijua ky Epos.

Ky epos lindi për të përjetësuar qëndresën e kreshnikëve shqiptarë në betejat me hordhitë serbo- sllave, krajlët, kapedanët e vojvodët e tyre gjakatarë.

Lahuta jonë ësht jo vetëm pjesë e ADN-së  dhe e lashtësisë por tashmë përfaqëson një emblemë të kulturës, folklorit dhe etnosit me të cilën identifikohemi para botës së civilizuar dhe kontributin e pamohueshëm në kulturën e popujve.

Ajo është institucioni i kuvendimit të shqiptarëve me Zotin.

Me lahutë është kënduar Teuta e Genti, Milloshi Princi i Drenicës që  i preu kokën Sulltan Muratit, Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu) e Lekë Dukagjini, Nora e Kelmendit, Oso Kuka, Zhuj Selmani , Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ded Gjo’ Luli, Çun Mula, Bajram Curri , Isa Boleini, Hasan Prishtina, Azem Galica, Prek Cali dhe luanët e maleve që ranë gjatë shekujve në betejat për liri.

Me këtë lahutë luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit deri në Gur t’Shpuem ( në Nish) Hyjnori, “Nderi i Kombit” Dervish Luzha.

I vetmi luftëtar i Luftës së Dytë Botërore pa pushkë, me shkop e lahutë.

Populli i këndon sot duke e apostrofuar;

” Luftoi Baca deri n’Gur t’Shpuem”.

Sot dhe gjithë ditën në kurorën e alpeve shqiptare nga Vermoshi në Bjeshkët e Nemuna, në Majat e Shalës, në Nikaj- Mertur, Rugovë, në Shkelzen dhe në bjeshkët e Rrafshit të Dukagjinit lahuta rrin e varur krenare në Odën e miqve e tingujt e saj ushtojnë brez pas brezi.

Nuk është rastësi që  poeti ynë kombëtarë Gjergj Fishta, i cilësuar  Homeri Shqiptar, kryeveprën  e tij epike e ka pagëzuar “Lahuta e Malsisë”.

Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se betejat më të përgjakshme me turqit dhe sllavët janë zhvilluar në arealin  ku lahuta zën kryet e vendit, por edhe për faktin kokëfortë se përmes lahutës shqiptare është ruajtur e përcjellë mrekullisht brez pas brezi jeta e zakonet shqiptare, mitologjia, e drejta zakonore dhe betejat e pergjakshme për liri.

Në vitet 1920-1924 studiuesit françeskan At Bernardin Palaj e Donat Kurti i ranë pashë me pash veriut të alpeve shqiptare dhe mblodhën nga goja e rapsodëve ciklin e mrekullueshëm të Eposit të Kreshnikëve i cilësuar me të drejtë krahas trashëgimisë ilire, Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe Epokës së Gjergj Kastriotit si kuarteti  i shenjtë i trashëgimisë historike- kulturore-juridike të Kombit Shqiptar.

Të ndriturit Palaj dhe Kurti u ekzekutuan me urdhër të Beogradit në vitin 1946-të nga diktatura komuniste e instaluar me dhunë,  por ata lanë një vepër të pavdekshme në dobi të Atdheut tonë.

Albanologia ruse Agni Desnikcaja e ka vlerësuar Palajn si njohësi më  mirë i alpeve.

Në vitin 2016-të ai shpallet shenjtor.

Pa lahutë nuk ka epos, e kjo është aksiomë që nuk ka nevojë për vertetim.

Do ta veçoj rapsodin Sokol Martini, i cili dinte 10000 vargje përmendësh nga Eposi i Kreshnikëve.

Kjo konformon të vertetën historike se ky rapsod shqiptar i lindur në zemër të alpeve e ka trashëguar  nga të parët e tij rapsodë të tjerë këtë margaritarë të rrallë të kulturës shqiptare por dhe të mbarë njerëzimit.

Këngët e lahutës  nuk ishin vetëm përjetësim i bëmave historike dhe  herojëve të tyre por dhe edhe një adrenalinë e fuqishme për trimat shqiptar në prag të  betejave homerike.

Kur Oso Kuka sheh në ëndërr hijen  e vdekjes që endet në Vraninë, një natë para betejes shfarosëse të hordhive malazeze, ngrihet në këmbë e ju drejtohet  trimave të tij;

” Merr Kaçel njëherë lahutën

E na thuaj një këngë shqiptare

Se shqiptarët prej luftës nuk tuten

Se nuk mbajmë zi pa dal fare”.

Asnjë poet në botë nuk ka arritur të skalisë në vargje bukurinë femërore siç e kanë gdhendur të parët tanë portretin e Tanushës së krajlit serb.

Po të ngrihej nga varri anonimi gjenial i vargjeve do të bërtiste në kupë të qiellit:

“Mos ma prek barbar lahutën”.

Ku ishte Shteti Shqiptar?

Ku ishte Akademia e Shkencave?

Ku ishte Instituti i Kulturës Popullore?

Ku ishte Ministria e Kulturës?

Ku janë tani?!

Cfarë po bëjnë për të mbrojtur Eposin e Kreshnikëve.

Ku janë studiuesit e intelektualët që janë mburrur me studimet e tyre?

Pse janë strukur?

Pse  po heshtin përpara këtij fallsifikimi skandaloz të historisë.

Rrulindja, Qeveria  e saj, Ministria e Kulturës së tallavasë me heshtjen e tyre ia banë bonus Serbisë së Vuçiçit, mikut të Ramës, lahutën Iliriane, e siç duket po ia dhurojnë edhe Eposin.

Po ju sjell shqiptarëve në vemendje festivalin folklorik të Gjirokastrës të vitit 2015-të.

Ansambli i qarkut të Kukësit me grupin e valltarëve të Tropojës interpretoi me mjeshtri të lartë artistike;

“Kercimin e kreshnikëve në logun e zanave”, pra solli pikërisht Eposin e Kreshnikëve, shoqëruar me vajtimin e thekshëm të Ajkunës për të birin Omerin;

“Tu shoftë drita ty moj hanë

Që s’ma çove një fjalë mbramë

N’lugje t’verdha për me dalë

E me hy nj’i vorr me djalë

Çou Omer e luaj me zana

Se ty vorrin ta ruan nana”

Duke qenë se edhe numrat e tjerë ishin të spikatur juria e festivalit mendonte për çmimin  e parë, por Ministria e Kulturës në mënyrë brutale, me hakmarrje politike na përjashtoj nga çdo çmim.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme nëse i referohemi arkivit të festivalit folklorik të Gjirokastrës, maj 2015-të.

UNESKO ka pranuar si pjesë të saj Luginën e Lumit të Gashit por nuk pranon Eposin e Kreshnikëve që kanë jetuar në këtë luginë.

Vajtimi i Ajkunës ka ndodhur vetëm pak kilometra larg Luginës së Gashit, në hyrje të Grykës së Dragobisië, në fshatin Këlcyrë, ku sot nuk këndojnë zogjtë as qyqja për shkak të mallkimit të Ajkunës për vdekjen e të birit Omerit, (sipas legjendës).

Dylyftimi i Gjergj Elez Alisë me bajlozët e detit ka ndodhur në fshatin Mejdan, rrëzë Malit Shkelzen, që ngrihet madhështor përballë Luginës së Gashit, i cili është qendra e Shqipërisë Etnike.

Në shpatet e tij janë të arkivuara dylyftimet e Mujt dhe Halilit me krajlitë serbe.

Varri i Omerit ndodhet në bjeshkët e Koshares, ku UÇK-ja jetësoj Eposin e Kreshnikëve, nënshkroi lavdinë e përjetëshme duke shpartalluar demat e Serbisë gjakatare, ushtritë jugosllave e mercenarët pansllavë.

 Ministria e Rrulindjes e satelitët e saj kanë sabotuar  pranimin e Eposit të Kreshnikëve në Unesko, dhe kanë lejuar me heshtje grabitjen e lahutës si shpirt të tij.

Barbarët e jugut grekët na grabitën historinë, udhëheqësit shqiptarë të pavarësisë së tyre, i përzunë vellezërit çamë nga trojet e tyre duke i masakruar rrugës.

Kërkojnë të na marrin detin dhe të asgjesojnë Kauzën Çame në bisedime të fshehta me Qeverinë e Rrulindjes.

Na grabitën fustanellën.

Nëpërmjet agjentëve të tyre kulturorë asgjësuan rrugëtimin e Polifonisë për në Unesko duke e zëvendësuar me Iso -polifoninë.

Barbarët e veriut, serbët penguan  pranimin në Unesko të Eposit të Kreshnikëve e grabitën lahutën, tani po përpiqen ta rrëmbejnë Eposin.

Ata që fallsifikuan historinë në Betejën e FushëKosovës të vitit 1389-të po shtrembërojnë  dhe historinë e kulturës shqiptare edhe Eposin e Kreshnikëve që duhet të jetë në Unesko përkrah me Epin e Gilgameshit, eposet e Vedave Indiane, Dioskurëve të Greqisë, Nibelungëve të Gjermanisë, Këngëve të Rolandit të Francës e të Sidit të Spanjës.

E theksova dy tre here fjalën rrulindje sepse e gjithë bota e pa dhe degjoj se si rrulat e talebanëve shembën e rrënuan në mesnatë tempullin e artit, shtëpinë e artistëve, të identitetit kulturorë e memories historike kombëtare,

Ky skenar është pjesë e platformës pansllave, kremliniane e neootomane për zhbërjen e identitetit kulturorë për ndalimin e së cilës kërkohet një strategji panshqiptare.

Po e mbyll këtë refleksion duke perifrazuar vargjet e poetit  Hamit Aliaj “Mjeshter i Madh”, interpretuar nga kengëtarja brilante Fatmira Breçani “Mjeshter i Madh”;

“Mos ma shaj barbar lahutën

Se unë kurrë s’e kam dasht luftën

Se kam dasht këngën me gjak

Deri mu çel vorri në prag

S’kam  dasht’ këngë me plumba e shpata

Por ka shkoi un’ nuk pata

Ditë për ditë ma kan djeg shpin’

N’bark të nanës m’kan pre femin

Veç perball jo s’u ndala

Për liri djalin e fala

I të gjithve është ky qiell

Gjithkush ka nji hise diell

E kam dhanë bukën e krypën

Permas shpine m’kan fut thikën

Edhe shkronjat n’abetare

Gjak pikojnë e janë plot varre

N’male t’mia plot me dritë

Thonë banojnë o perenditë

Jam rrit’ bashk me perendi

Nuk due luftë po due liri”.

Azgan Haklaj Mjeshter i Madh

President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

“Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”

Nderuar me “Medalijen Gjergj Kastrioti”.

Autor i 7-të librave

Referencë

Studiuesi Ramadan Sokoli

Epikologu Lambertz (gjermano-austriak)

Aleks Buda kryetar i Akdemisë së Shkencave

At Bernardin Palaj studiues, shenjtor

Donat Kurti studiues

Gjergj Fishta poet, shkrimtar, studiues

Ullmar Ovick studiues suedez

Qemal Haxhihasani studiues

Agni Desnikcaja albanologe ruse

Hamit Aliaj poet, shkrimtar “Mjeshter i Madh”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje