Drama kalon nëpër shkollën e së bijës, vret veten nëna

Fier – Nje nene 42 vjece me dy femije vajze e djal i ka dhene fund jetes duke u hedhur nga taraca e katit te tete e pallatit ku ajo banonte me familjen.

B Sheme ka qene me familjen e vjerren ne shtepi kur ka thene se do dilte per te bere pazar se do gatuante dreken. Ajo ka dale dhe eshte ngjitur ne katin e tete ne tarace dhe eshte hedhur duke i dhene dund jetes. “Pse me preve ne bese, pohonte vjerra e saj Zare , bashkeshortja e kompozitorir te njohur Vakthi Sheme, me the do beje pazar e jo te hidheshe nga pallati”.

Burime informacioni nga familja pohojne se vajza e Ilir Shemes kish mbaruar maturen ne shkolle te muzikes dhe me rezultate shume te mira. Vajza e vuante nga brenda ae duke qene pjese e komunitetit rome nuk kishte mundesi shkollimi. Ky ka qene edhe shkaku qe e jema e vuante dhe ajo kete gje pas vajzes dhe me gjesin e sotem i dha fund jetes duke u vetehedhur nga taraca e pallatit tete katesh ku edhe jetonin.

Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga taraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga taraca, pasi ka pasur shënja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje