CATALINA DHE FUNDËRRINA

Nga Gentian Ruko – Është sfidë e madhe instalimi i sistemit operativ Macintosh në një personal computer (PC). Gjithmonë, kompania legjendë përpiqet, me çdo mënyrë, që sistemi i vet Mac OS X të mos instalohet përveçse në kompjuterët Apple.
Nga ana tjetër, hacker-ët, ose për t’a thënë ndryshe e me ca mirësjellje: zhvilluesit, bëjnë të kundërtën. Me fjalë të tjera, është një lojë e përhershme si e maces me miun.

Duke vënë në jetë udhëzimet e zhvilluesve, kam arritur të instaloj, thjesht për qëllime edukative, versionin më të fundit të sistemit operativ Macintosh (më parë edhe versione të tjerë).
Catalina 10.5.5 është kulmi i zhvillimit që Apple ka arritur deri tani. Po, ku e kam instaluar?

Në një fundërrinë, që duhej të ishte hedhur në koshin e plehrave prej kohësh. Është shumë e thjeshtë për t’u vërtetuar: kërko në Google për Fujitsu Siemens P3510 dhe e gjen lehtësisht vjetërsirën.
Në fakt, është paradoksale: një sistem modern si Catalina që xhiron në vetëm 2 GB RAM, në një kartë grafike të “dalë boje” në vend të teknologjisë Metal që zbaton Apple dhe në kushtet kur procesori Intel nuk përmbush kurrsesi parametrin SSE4.2 për të suportuar sistemin më të fundit Mac.
Por, ja që e kam bërë të punojë edhe në kushte të tilla. S’ka ardhur nga asgjëja. Bazohet në përvojën time me sisteme operative të ndryshme (Windows, Macintosh të modifikuar, Linux, FreeBSD, Solaris) nga viti 2008.
Nuk jam hacker, as programues, por, ndoshta, tani, në nivelin e një përdoruesi të përparuar. Është thjesht hobby.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje