Ja truket që i rrisin vlerën shtëpisë suaj

Pandemia ka pasur një ndikim të madh në ekonominë globale dhe një nga industritë me më shumë ndikim ishte tregu i patundshmërive.

“Pasi kemi pyetur ekspertët tanë, duket se shumica e truqeve kanë të bëjnë me azhurnimin dhe rafinimin e pamjes së një shtëpie. Asnjë prej tyre nuk kërkon një aftësi të veçantë, ndonjë trajnim ose pajisje profesionale dhe të gjitha mund të arrihen lehtësisht në pak kohë”, ka deklaruar Cas Paton, drejtor dhe themelues i OnBuy.

Disa truqe të thjeshta mund ta bëjnë të gjithë ndryshimin dhe ato i gjeni më poshtë:

Lyeni me një bojë të re muret dhe derën e përparme

Rifreskimi i mureve të brendshme të një shtëpie është një nga gjërat më efektive dhe procesi më i lehtë që pronarët e shtëpive mund ta bëjnë. Kjo e bën pronën të duket dhe të ndjehet e re.

Zgjidhni një hije neutrale që lehtësisht përshtatet me shijet e pronarit të ri të shtëpisë, ndërsa pjesa e parë e shtëpisë që shikon një blerës i ardhshëm është dera e përparme, e cila gjithashtu duhet të ngjyroset rregullisht me trendet aktuale, si jeshile e errët, e kuqe dhe e kaltër.

Rifreskoni ngjyrën parmakëve të dritareve me ngjyra neutrale

Një shtresë e freskët e bojës me tone neutrale do të rregullojë estetikën e parmakëve të dritareve.

Përditësoni dorezat e dyerve të dollapit të kuzhinës

Trendet e kuzhinës ndryshojnë shpesh, por një hile e thjeshtë që mund t’i japë një kuzhine një ndryshim të menjëhershëm është ndërrimi i dorezave.

Doreza të ndritshme dhe shumëngjyrëshe janë trendet aktuale në kombinim me dollapë neutralë në një ambient modern.

Ngjyrosni njësitë e errëta të kuzhinës me ngjyra të lehta neutrale që krijojnë hapësirë ​​

Në ditët e sotme trendi ka ndryshuar në dollapë me ngjyra të lehta neutrale që hapin një dhomë dhe krijojnë hapësirë, e cila lehtë mund të arrihet me bojë druri dhe një furçë.

Përditësoni pllakat në banjë dhe kuzhinë me modele moderne

Rimodelimi i një banje dhe kuzhine është një projekt i shtrenjtë, i cili shpesh kërkon ndihmë profesionale.

Sidoqoftë, si me ngjyrosjen e mureve dhe dollapëve edhe pllakat mund të ngjyrosen me bojë speciale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje