Bujqësia sukses apo propagandë?! Analizë ndryshe nga Aurora Sulçe

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Të premten e 19 qershorit u mbyllën aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët. Përgjatë dy javëve të fundit, drejtuesit e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, që ndryshe njihet si AZHBR, vrapuan nëpër ekranet e televizioneve për të propaganduar programin e mbështetjes financiare që do të nxirrte nga halli fermerët dhe për t”iu bërë thirrje atyre për të aplikuar. Sot aplikimet janë të mbyllura dhe ne mund të gjykojmë realisht mbi atë që na e kanë lançuar si një histori suksesi, Sa ndihmë u jep AZHBR-ja fermerëve?

Fast News Albania ka siguruar dhe më pas, edhe ka konfirmuar zyrtarisht nga ky institucion shifrat dhe nëpërmjet një kërkimi kemi bërë krahasimin e tyre me vendet e rajonit. Rezultati është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë.

Më saktësisht, skema kombëtare për mbështetjen e fermerëve kap në total vlerën e 7.43 miliardë lekëve të vjetra, ekuivalent me rreth 6 milionë euro. Bëhet fjalë për skemën që subvencionohet nga buxheti i shtetit dhe që nuk ka lidhje me programin IPARD të financuar nga Bashkimi Europian. Pra, 6 milionë euro është subvencioni që jepet për fermerët këtë vit. Ky nivel financimi në vendet e tjera të rajonit është shumë shumë herë më i lartë. Më saktësisht, në Malin e Zi agrobuxheti i këtij viti është 61 milionë euro, me rritje 8.3 milionë euro kundrejt vitit 2019. Krahasuar me Shqipërinë, shuma në dispozicion të fermerëve është 10 herë  e lartë.

Një buxhet shumë të lartë për fermerët ka edhe Kosova. Për këtë vit, do të jepen në shtetin fqinj si pagesë direkte për bujqësinë 53 milionë euro. Krahasuar me Shqipërinë bëhet fjalë për një shumë 8.8 herë më të lartë.

Por për të treguar realisht shifrat qesharake, të cilat AZHBR-ja i lançon si sukses, teksa fermerët ndodhen në ditën më të keqe të tyre, le të bëjmë një tjetër krahasim. Sipas vetë të dhënave që konfirmohen nga ky institucion, për skemën kombëtare të këtij viti kanë aplikuar 7653 fermerë. Nga një përllogaritje e thjeshtë, nëse do të supozojmë se të gjithë ata që kanë aplikuar do të përfitojnë, rezulton se prej shumës 6 milionë euro që është totali i subvencioneve, çdo fermer të marrë 784 euro. Kjo shumë është e pamjaftueshme për të realizuar qoftë edhe projektin më të vogël.

Le të shkojmë më thellë në analizë për të kuptuar edhe më qartë dimensionin qesharak të të gjithë kësaj çështje. Zyrtarisht të regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më 22 qershor 2020 janë 46.942 fermerë aktivë (tabela më poshtë bashkë me link).

https://www.tatime.gov.al/c/8/129/326/lista-e-fermereve-aktive

Ata janë të pajisur me NIPT dhe kanë të drejtë që të aplikojnë për subvencione. Por lista mendohet të jetë edhe më e gjatë, duke pasur parasysh se nuk janë përfshirë këtu personat fizikë dhe sh.p.k. Por le të marrim të mirëqënë në këtë përllogaritje vetëm numrin e fermerëve aktivë, që na mundëson administrata tatimore. Nëse të gjithë këta fermerë do të aplikonin për fondin prej 6 milionë euro që AZHBR lançon, sipas një përllogaritje të thjeshtë i bie 127.8 euro për fermer. A mund të zhvillohet bujqësia me kaq para? (Pyetje retorike, që sigurisht nuk ka nevojë për përgjigje).

Nga ana tjetër, AZHBR duhet të reflektojë edhe mbi një tregues që del nga këto shifra dhe që lidhet drejtpërdrejtë me performancën e saj. Niveli i aplikimeve në skemën kombëtare është vetëm 16.3% e totalit të fermerëve të pajisur me NIPT, të cilët zyrtarisht duhet të aplikojnë për të përfituar subvencione. Një nivel i tillë kaq i ulët tregon për mungesën e besueshmërisë ndaj këtij institucioni.

Dhe ky është ndoshta edhe problem më i madh se fondet e pakta!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje