Berisha: Reforma në Drejtësi duhet riparë me konstitucionalistë ndërkombëtarë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Gjatë intervistës së tij për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për reformën në drejtësi dhe situatën me Vettingun në vend. Lidhur me opinionin final të para pak ditëve të Komisionit të Venecias, u tregua se Shqipëria është një shtet pa Kushtetutë, pa gjykata dhe pa ndarje pushtetesh.


Sipas tij, Vettingu po bëhet sipas formave të Policisë Sekrete. “Venecia thotë këtu se është e domosdoshme që të rishikohet reforma. Duhen marrë konstitucionalistë të mëdhenj. Ulen ata dhe shqyrtojnë dhe vetëm mendimi i tyre vlen. Këtu i vetmi mendim që mund të them është se, kjo mazhorancë nuk e ka këtë vullnet. Janë marrë në qafë njerëz të ndershëm dhe janë lënë kriminelë. Gjithçka e kontrolluar nga Rama dhe Agaçi”, tha Berisha.
I pyetur nga moderatori i emisionit Çim Peka se, “nëse ofrohet një marrëveshje për opozitën nga Rama për rishikimin e reformës në drejtësi”, Berisha i qëndroi mendimit të tij: “Të rishihet nga konstitucionalistët”./SYRI

Be the first to comment

Lini një Përgjigje