Berisha: Sot PE iu sos durimi me Ramën. Të japë dorëheqjen

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE”, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se verdikti i Parlamentit Europian për situatën në Shqipëri tregoi se Europës i është sosur durimi me Ramën.

“Sot u sos durimi. Par Europian është më i durueshmi. Tani Parlamenti flet me gjuhën që fliste Macron para dy vjetësh. U kalua çdo lloj norme.  Jep dorëheqjen dhe krijohet një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe ti tregojmë botës që ne bëjmë zgjedhje të lira. Për të shqyrtuar reformën në drejtësi me kons më të mirë të botës për ta nxjerrë nga këneta që e futi vetë Edi Rama. Të huajt nuk të ndikojnë, por atij i erdhi për shtat”, tha Berisha.

Pyetje: U bë Rama më i keq apo Europa kuptoi që nuk vazhdohet më me të?

“Edi Rama i tillë dhe i tillë ka qenë. U votua nga shqiptarët. Unë i thashë ti do tregosh kush je”, u shpreh ish kryeministri.

Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, pas deklaratave të sotme në Parlamentin Europian, nëse ka një pikë shqiptari në gjakun e tij, Rama ka vetëm një rrugë: largimin.

“Është e jashtëzakonshme. Në dimrin e vitit 2002 nga po ky komision ishin të ftuar qeveria dhe opozita. Kishte ndodh kjo vetëm në vitin 1993 me komandatin Ahmed Masud. Tani gjykimin e bën pa palë dhe lëshuan verdiktin, deklaratat. Ata i marrin të mirëfillta ato që kanë thanë aty. Kësaj rradhe është një gjykim pa apel. Nuk i dhanë mundësi mbrojtje siç ia dhanë Fatos Nanos që ishte aty i pranishëm.

Përsëri narkoshteti. Deklarata e David Lega se qeveria tregohet më e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët, tregon gjithçka.  Të themi të vërtetën: nëse Rama do të kishte një nonagram shqiptari ai nesër duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Berisha.

“Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen”, shtoi ish kryeministri.

Kosova

Gjatë intervistës për Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha foli edhe për marrëveshjen e 27 qershorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Hashim Thaçi është peng i Vuçiç, ndërsa presidentin serb e krahasoi me Millosheviçin.

“Koha do të tregojë se ai është nacionalist po aq sa Milloshevici. Përpjekja që pio bëhet në Washington, unë personalisht e përshëndes. Pse? Nga marsi i 2011 dhe deri në 2013 u firmosën me dhjetëra marrëveshje. Midis tyre ka marrëveshje ku Serbia ka firmosur dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ato marrëveshje Brukseli nuk qe i aftë ti impononte dhe ra viktimë e Vuçiçit dhe Hashim Thaçit.

Si erdhi te rruga e territoreve? Erdhi sepse ishte argati. E kapi Vuçiç me dosje. Shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një serb dhe një argat. Ndërsa serbët nga një serb dhe Miladini shqipfolës.

Në pranverën e 2013, në takimet e mia me zyrtarë amerikanë kam kërkuar të jenë të pranishëm. E vërteta është se Europa nuk imponoi dot marrëveshjet. Çfarë ka te faktori amerikan? Ka një Richard Grenell, i besuar i presidentit dhe një John Bolton, kundërshtar i Kosovës dhe i pavarësisë së saj. Presidenti Bush e largoi nga detyra”, tha Berisha.

Më tej, Berisha shtoi se: “Dueli Vuçiç-Thaçi përfaqësojnë palën serbe që të dy. Vuçiç shkon si përfaqësues i 63% të serbëve. Kurse ky shkon si argat. Se as kreu i partisë së tij, Kadri Veseli është kundër shkëmbimit të territoreve.

Kjo është gjuha e njerëzve jo të lirë. Një njeri i lirë thotë që nuk e kam thënë kurrë. Kjo është gjuha e atij që mbahet peng nga dosjet. Miladini shqipfolës është peng i dosjes së ish prokurorit serb dhe Dick Marty e ka raportin të bazuar në raportin e Vukçeviç”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje