Lefter Koka i “shkel syrin” Ramës: Vitin tjetër do votoj për PS-në

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Lefter Koka, deputeti i zgjedhur nga radhët e LSI-së në qarkun e Durrësit dhe që nuk pranoi të djegë mandatin duket se e sheh të ardhmen pranë Partisë Socialiste. Në një intervistë për emisionin “Real Story” ai tha se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.

“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gara qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, – tha Koka.

Ai i ka dërguar një mesazhj të qartë Ramës se tashmë do tëjetë një votues i PS-së, por nuk dha detaje nëse do të jetë kandidat për deputet i kësaj force politike.

“Votues i PS-së do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale. Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve.

Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte shtojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, – tha Koka.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje