Protesta/ Mbi 6 muaj pa rroga, naftëtarët e Ballshit i vënë kushte Ballukut

Naftëtarët e Ballshit po zhvillojnë një protestë përpara Prefekturës së Fierit. Arsyeja është urdhri i nxjerrë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, sipas të cilit uzinat e naftës duhet të fillojnë punë me kompaninë e re që do të operojë aty. Por, punonjësit, përpara se të fillojnë punën, kanë dalë me disa kërkesa të veçanta që kërkojnë t’u plotësohen menjëherë nga kompania e re.

Kryetari i sindikatës, Sokol Dauti, shprehu shqetësimet për kushtet e vështira që po përballen punetorët e Rafinerisë së Naftës në Ballsh “Ministria ka sjellë një kompani tjetër për të shfrytëzuar uzinën e Naftës në Ballsh; ne kemi 6 muaj pa marrë rrogën dhe nuk na janë paguar sigurimet nga kompanitë e tjera që ishin këtu.

Në këta 6 muaj, vetëm një pagë “lufte” prej 400 mijë lekësh kemi marrë dhe situata ekonomike e familjeve të naftëtarëve është shumë e rënduar. Në qoftë se vjen një kompani që ka operuar më parë këtu, duhetqë  menjeherë të na shlyejë pagat dhe të paguajë sigurimet shoqërore.

Në rastin e një kompanie të re, ajo duhet të ulet më ne të diskutojmë për kontratat sepse jemi 50 % e punës që zhvillohet këtu, sepse hekurat pa punetorët nuk vlejnë asgjë dhe jemi ne që i vëmë në punë ato,” – tha kreu i sindikatës së naftëtarëve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje