Trendi i ri për nuset në veshjet e dasmave

Pavarësisht nëse është një libër, veshje apo diçka tjetër, shumica e njerëzve nuk do të mendojnë dy herë për huazimin, marrjen me qira, ose blerjen e gjërave të dorës së dytë.

Por, mendimi duket se ndahet kur bëhet fjalë për veshjet e dasmave të dorës së dytë. Një hulumtim tregon se 48 përqind e njerëzve do të ishin të hapur për të veshur një fustan martese të dorës së dytë, ndërsa 52 përqind nuk do të ishin.

Sidoqoftë, interesi për të zgjedhur veshjet e dasmave të dorës së dytë është padyshim në rritje. Në Vestiaire – një vend i shitjes i specializuar në veshje dhe aksesorë të dorës së dytë ka pasur një “rritje prej 56% në kërkimet për veshjet e dasmave” që nga viti i kaluar.

Ndërsa kërkimet në internet për veshjet e dasmave që përmbajnë fjalët “të cilësisë së mirë”, “të dorës së dytë” ose “që kanë qenë në pronësi” rriten kolektivisht 38% nga viti në vit, mesatarisht afër 19,000 kërkime në muaj,’ tha platforma globale e kërkimit të modës Lyst. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje