Ndërkombëtarët/ Të gjithë duan ta shmangin Dvoranin

HERMES, agjensi udhëtimi

Pataten e nxehtë Ardian Dvorani të gjithë refuzojnë ta mbajnë në duar. Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor që nuk donte të merrte vendim nëse gjykatësit të lartë i ka përfunduar mandati, kanë qenë EURALIUS dhe OPDAT që refuzuan të japin opinion për këtë temë. Sipas tyre, kjo çështje është kompetencë ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“…ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, ka qenë qëndrimi i tyre.

Rreth një muaj më parë, KLGJ vendosi  t’i kërkojë mendim ‘partnerëve ndërkombëtare’ për çështjen e mbarimit ose jo të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, që për shkak të kësaj detyre mban dhe postin e kreut të KLD, që shkaktoi gjithë kaosin për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese.

Ky veprim i KLGJ tregoi se ata nuk donin të mbanin përgjegjësi për vazhdimin e Dvoranit në këto institucione duke ia kaluar topin ndërkombëtarëve. Por me sa duket pas konfiktit me presidentin, dhe diskreditimit të tij nga opinionet e Venecias, as këta të fundit nuk duan të afishohen me paligjshmëri të tilla. Tani çështja
mund të dërgohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

Hits: 94

Be the first to comment

Lini një Përgjigje