Protesta/ Mijëra kundër dhunës dhe pedofilisë

Mijëra protestestues marshuan sot në Tiranë kundër kulturës së heshtjes viktimave të dhunës seksuale, disa ditë pasi vendi u trondit nga zbulimi i një rasti përdhunimi të vazhdueshëm dyvjeçar të një vajze 15 vjeçare nga disa bashkëmoshatarë të saj dhe një roje shkolle 65 vjeçar.

Aktivistët dhe aktivistet iu drejtuan viktimës me slloganet “Ti nuk ke faj” dhe “Ti ke shumë motra”. Me thirrje kundër dhùnës, abùzimit, diskrìminimit dhe pàbarazisë së të mitùrave, vajzave dhe grave ata u tubuan në sheshin Nënën tereza rreth orës 16:00 ndërsa pas grumbullimit,përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndaluan parakryeministrisë sheshit Skënderbej dhe ndaluan tek ministria e Arsimit që drejtohet nga Besa Shahini.

L’image contient peut-être : 2 personnes, texte
L’image contient peut-être : une personne ou plus et plein air
L’image contient peut-être : 4 personnes, foule, arbre et plein air
L’image contient peut-être : 1 personne, debout et plein air

Edhe babai i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës dhe tre persona të tjerë i është bashkuar marshimit kundër dhùnimit të të miturve.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama dènoncoi aktin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen. Mos i ndodhtë kërkujt ajo që i ndodhi vajzës time” tha ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje