Vila në të cilën bashkohen tradita dhe eleganca

Arkitektura lokale e jugut të Francës është e gërshetuar në dizajnin e bukuroshes Vila “La Madone”, e cila shtrihet në themelet e shtëpisë nga mesi i shekullit të kaluar

E vendosur në pjesën piktoreske, shtrihet mbi qytetin Roquebrune-Cap-Martin në afërsi të Nisës. Vila është projekt i firmës arkitektonike italiane “A2CM”, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e rinovuar është zgjeruar dhe përfshin pjesët e shtëpisë së vjetër prej guri e cila është ndërtuar në vitet ’60.

Shtëpia e re përfshin pothuajse 500 metra katrorë hapësirë jetësore.

Vila “La Madone”, zbulon fasadën e vet kontraste: nga njëra anë ajo shpreh dëshirën e pronarit që të kënaqet në pamjen romantike të qytetit dhe horizontin e pafund, ndërsa njëherësh synon të realizojë lidhjen e harmonishme me natyrën përreth.

Kompozimi i vilës, unike dhe e pazakontë, është krijuar në atë mënyrë që të lidhet organikisht me kopshtin përreth dhe tarracat ekzistuese.

Të kufizuara me mure rezistuese nga gurët vendorë, tarracat i japin vilës bukuri autentike vendore dhe përshtypje të thjeshtësisë së rafinuar.

Segmenti guror i shtëpisë është rregulluar në zonë private në të cilën gjenden dhomat e gjumit. Nga ana tjetër gjenden kuzhina dhe dhoma e punës, ndërsa midis të dy këtyre zonave janë të vendosur salloni dhe dhoma e ditës.

Zona ditore është e rregulluar me divane luksoze me mbështetëse të dallueshme të thurura dhe “Soft Dream”, të punuara nga lëkura luksoze në ngjyrë tobako.

Pos pishinës së jashtme, pronarëve u është në dispozicion edhe qendra minispa në brendësinë e vilës.

Të gjitha hapësirat janë të organizuara rreth oborrit të brendshëm qendror me dru ulliri.

Klima e bregdetit Azur u mundëson pronarëve të kënaqen në tarracën e kulmit dhe të shfrytëzojnë pishinën e jashtme gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje