Yuri Kim: : Pas 9 orësh negociata kam një mesazh për politikën

Ka dalë para pak çastesh në një deklaratë për mediat ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Ajo ka zbuluar pak detaje nga negociatat maratonë me palët për reformën zgjedhore.

“Të 3 ne ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë shpenzuam rreth 9 me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe vështirë por ka përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është miku dhe aleati ynë.

31 maji ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sikurse jeni në dijeni BE ka vënë një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat në BE. Mes tyre është edhe është reforma elektorale që duhet të jetë sipas rekomandimeve të OSBE NDIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do të takohemi sërish nesër është i qartë.

Nëse partitë do të arrijnë në konsensus edhe përtej rekomandimeve të OSBE ODIHR ne nuk do të jemi kundër. Nëse konsensusi për këto pika që shkojnë jashtë rekomandimeve nuk do të arrihet palët nuk duhet ti mbajnë këto kërkesa. Sikurse e kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në BE sepse kjo është dëshira e Shba” – tha Kim. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje