Sherr dhe radhë të gjata tek ADISA në Fier

Hapja e zyrave për të marrjen e shërbimeve por edhe lëvizja e qytetarve pa autorizim rikthen edhe radhët tek zyra me një ndalësë ADISA në Fier.

Qytetarët janë më shumë në pritje të dorëzimit dhe regjistrimit të marrjes së pensioneve pasi gjatë pandemisë jo të gjithë qytetarët kanë patur akses mbi regjistrimin online të dokumentacioneve përkatëse.Ardhja nga njësi administrative të ndryshme ka sjellë edhe dyndje tek qytetarët e të presin gjatë në radhë.

Sportelet punojnë deri në orën 17, nderkohe qe qytetaret dynden ne radhe para dyerve kryesore

Shërbimet brenda janë bërë me radhë ku qytetarët duhet të pajiseshin me maskë .

Pranë tyre për të ruajtur distancën fizike ka patur edhe prezencë të policisë bashkiake pasi rreziku ndaj pandemisë mbetet si një ndër qytetet me numër të lartë të persona me covid19.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje