Kate Moss ka hequr dorë prej dy vitesh nga alkooli

Kate Moss ka qenë e kthjellët për më shumë se dy vjet pasi ajo po arrin të mbajë një mënyrë jetese të shëndetshme pas dekadave të festimit.

Supemodelja, 46-vjeçare, dikur ishte e njohur për paraqitjet e saj të shumta dhe të ‘shfrenuara’, por miku i tij i ngushtë, DJ Fat Tony, ka zbuluar se tash e një kohë ajo është ‘e pastër’, duke thënë se ata më shumë po argëtohen tani se në të kaluarën.

Tony, i cili ka 13 vjet që nuk konsumon alkool, tha: “Kate, ka dy vjet që e ka lënë alkoolin. Dhe unë bashkë me miqtë e mi, tani argëtohemi më shumë sesa përpara kur abuzonim me alkoolin dhe drogat e ndryshme”.

Kate Moss (Foto: Getty Images/Guliver)

Fat Tony emri i vërtetë i së cilit është Tony Marnach, gjithashtu tregoi se para 12 vjetëve i ka ndihmuar muzikantit, Boy George, që ta linte alkoolin.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Kate Moss

Kate më herët kishte folur për atë se si ka provuar të mos konsumojë kafe dhe duhan në masë të tepruar, si dhe po mundohej t’i kalojë netët e qetë në shtëpi.

“Unë shtrihem për të fjetur herët, pi shumë ujë, nuk konsumoj shumë kafe dhe po provoj ta lë duhanin”, kishte thënë  modelja britanike.

Kate Moss dhe DJ Fat Tony (Foto: Eroteme. co.uk)

Modelja, e cila e ka vajzën 17-vjeçare, Lila, me ish-partnerin Jefferson Hack, në të kaluarën i kishte lavdëruar miqtë e saj të cilët e kanë ndihmuar të qëndroj shëndoshë e mirë, mentalisht dhe fizikisht.

Vitin e kaluar, Moss pretendoi se kurrë nuk kishte probleme me barna të rënda, ndonëse dikur ishte në rehabilitimin e alkoolit. /Telegrafi/

Kate Moss (Foto: Shutterstock)

Be the first to comment

Lini një Përgjigje