Hoxha/ Aatentatit në Laç ia kam frikën asaj që do ndodhë në Tiranë

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, referuar vrasjes së Paulin Markut dhe Bujar Likës. Sipas Hoxhës të dy personat kanë pasur histori problematike në të shkuarën, ndërsa thotë se lufta po bëhet për tregun e Tiranës.

“Është një skenë vrasjesh, jo e zakonshme, por për fat të keq po bëhet e zakonshme. Në vitet e fundit ke disa skena ku autorët veprojnë me uniforma policie si komando. Deri tani në dyshim janë 4 persona. Por të hysh në një zonë si e Laçit dhe Mamurrasit që konsiderohet si objektiv i atentatit.

Personat kanë qenë brenda në lokal. Në fillim ka qenë Bujar Lika dhe pastaj ka shkuar biznesmeni Paulin Marku. Por këta ekzekutorë që përdorin këtë skemë është e vështirë të zbulohet. Ata kanë goditur në fillim Likën dhe pastaj Paulin Marku. Kjo e vështirësoi të kuptohej se cili ka qenë objektivi.

Ka një arsyetim logjik përse i pari ka qenë Lika sepse ata kanë menduar që Lika mund të reagojë dhe rezulton në vendngjarje që edhe mund të ketë qëlluar. E vërteton ekspertiza sepse ai ruhej. Pastaj është goditur Paulini. Autorët në fillim kanë izoluar Paulinin.

Backgroundi që kanë të dy personazhet i jep atë që ti e quajte si nëpër filma. Atentatorët duket që janë 4 por duhet të kenë mbështetje. Rezulton që numri i personave të implikuar është një numër i madh. Është dashur vëzhgim, mbikëqyrje, mbulim.

Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Bujar Lika, ndërkohë që Marku është dërguar në spital. Më rezulton që është vijim i ngjarjeve të mëparshme, të një historie që nëse nuk e ndërpresin autoritetet tona dhe nuk mbaron këtu. Uroj të mos ketë viktima, por më duket shumë e vështirë që të mbarojë aty.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në Mamurras, frika më e madhe është në Tiranë. Të realizosh një ngjarje të tillë, të përdorësh kaq shumë njerëz të, të koordinosh, të hysh në një zonë ku kundërshtari ruhet dhe të realizosh dhe të dalësh nga aty do të thotë që situata me të vërtetë është serioze dhe uroj që autoritetet të ecin me hetimin që të parandalojnë sa më shumë viktimat në radhë.

Paulin Marku ka pasur vazhdimisht biznes në zonën e Bllokut. Ka pasur lokal nate, ka pasur bar. E di që është aksioner i një pallati. Ka pasur lojëra fati. Personazhe që kanë jetuar në qendër të Tiranës dhe nuk është se janë njerëz që nuk i njeh policia. Problemi është se aty ka më shumë indicie më shumë se ç‘duhet”, – tha Hoxha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje