Mbrostar – Levan/ Ministria Balluku nuk mban premtimin

Fier – Kur ka kaluar një muaj nga data që duhet të ishte hapur në të dy krahët by pass-i Mbrostar –  Levan, ai ende është I mbyllur dhe jo funksional.  1 maj do të ishte data kur ky segment rrugor do të ishte në funksion të drejtuesve të automjeteve që do udhëtonin ga veriu në Jug dhe anasjelltas

By pass-i Mbrostar – Levan, 22 km I gjatë ka nisur  për ndërtimin e tij mbi 13 vjet më parë. Pasi ka kaluar në shumë firma ndërtuese e nënkontraktore , pasi kanë bërë e ribërë tendera e shtesa fondesh, ky by pass ende nu ka përfundur. Për sezonin veror  të vitit të kaluar ai u hap vetëm në një anë të tij vetëm I shtruar por pa sinjalistikë cka bëri që nga aksidentet e ndodhura  shumë drejtues mjetesh e pasagjerë të humbisnin jetën.

Ky by pass u mbyll pasi është në përfundim shtresa e fundit e asfaltit por po kryhen edhe punime për trafikndarëset si dhe sinjalistika. Nga ana tjetër po punohet paralelishtë për nën e mbi kalimet pasi ky by pass kalonë në shumë fshatra ku banorët kanë dhe tokat e tyre dhe duhet të kalojnë jo vetëm në këmbë por me automjete e mejte bujqësore.

Ministria Blluku në një vizitë të punimeve që bëri me kryeministrin Rama premtoi se në datën 1 Maj ky by pass , pra Mbrostar – Levan do të ishte tërësishtë funksional, por jo, Ministria Balluku nuk e mbajti premtimin

Mos vallë priten tendera të tjerë për t’i dhënë dorën e fundit këtij by passi?!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje