Gjendet i pajetë në rrethana misterioze roja i rrugës së re

Himarë = Policia e Vlorës njofton se midis fshatrave Kuç dhe Qeparo në Himarë, në një zonë të pyllëzuar është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë së Himarës ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje