Digjet makina dhe magazina, dyshohet hakmarrje ose vjedhje

Kuqar – Dy janë pistat kryesore që po heton policia Fier për zjarrin  e rënë në mëngjesin e sotëm në magazinën e shtetasit Irfan Rrapaj në fshatin Kuqar të bashkisë Patos.

Pistat dyshohet të jenë ato e hakmarrjes ose e vjedhjes.

Sipas informacioneve të marra nga vendi I ngjarjes por edhe nga policia mësohet se Irfan Rrapaj është baba I tre fëmijëve një djali e dy vajzave që janë të martuar dhe në emigracion. Ai është kushuri  me Marjol Rrapaj, personi I vrarë afro 6 muaj më parë nga ish gardiani I burgut Fier Martin Skëndaj ( të tre komshinjë), por që Irfani me këtë të fundit kishte shumë miqësi. Pra njëra nga pistat dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes. Ndërkohë që pista e dytë dyshohet të jetë  ajo e vjedhjes. Hajdutët kanë shkuar në magazinën e Irfanit që mbante dhi me keca dhe pula, Ata dyshohet se kanë vjedhur kecat e dhitë së bashku me pulat dhe për të zhdukur gjurmët I kanë vënë zjarrin magazinës që ka pasur edhe dëngje bari. Flakët e zjarrit kanë djegur edhe automjetin tip benz që ka qënë I parkuar afër magazinës. Mbetje të kafshëve dhe shpendëve nga diegia nuk janë gjetur nga filmimet.

Zjarri është shuar nga tre automjete zjarrfikës që kanë shkuar në vëndgjarje që fatmirësihtë nuk ka pasir dëme në njerëz.,

Be the first to comment

Lini një Përgjigje