Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Askush nuk mund të marrë gjithçka

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për reformën zgjedhore. Në një postim në Twitter ajo thotë se kanë mbetu pa u zgjidhur ende 2-3 çështje dhe fton palët që të arrijnë marrëveshjen brenda afatit 31 maj.


Ambasadorja shprehet se rregulli i negociatave është se asnjëra palë nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron, duke nënkuptuar se secila do të lëshoje diçka në tryezën e bisedimeve.
Mbeten 2-3 çështje për reformën zgjedhore. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur gjatë COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshirojnë – ky është rregulli i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni !”,- shprehet Kim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje