I vuri zjarrin banesës, prangoset 51 vjeçari

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkeshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje