Vetëvarja në burg/ Gruaja, i biri e babai: Ai nuk vetëvritej, dyshojmë

Mallakastër – Kur i duheshin edhe tre ditë që të niste procesin gjyqsor Bilbil Zekaj 51 vjec babai tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur me carcaf në tualetin e burgut të Fierit pasditen e së djelës

Para  se të ndermertë veprimin fatal 51 vjecari ka folur në telefon me bashkeshorten duke e pyetur për femijët te siguronte fishat, insulinat dhe të kundesej per femijët. Bashkëshortja pohon faktin se fliste dy here në ditë me të dhe asnjëherë nuk kish lënë dyshime se do të vetëvarej.

Babai I tij pohon faktin se trupi I të birit ishte bërë copa copa

Por edhe djali I madh I viktimës pohon faktin se babanë e njihte mire dhe ai nuk e vriste veten.

Familjarët lajmin e morën vesh nga media e jo nga organet kopetente, keshtu kane pohuar ata per median. Per 51 vjecarin pohuan se ai ishte njeri punëtor fjalepak nuk merej me bimë narkotike, edhe kur mbolli gjithe fshati ai nuk mbolli. Ai kishte qëne me bageti kur kish gjetur hashash në shkurre të vitit 2016 dhe kishte zgjedhur nje sasi dhe e përdorte si caj sepse vuante nga një sere sëmundjesh.

Ai ishte i semurë me diabet, 4 insulina, dhe kish shfaqur probleme te sistemit nervor

Te afermit pohuan faktin se ai kish thënë disa gjerë se asnjehere nuk ka mbielle apo të ketë blerë apo shitur bimë narkotike, po e mbanin kot në burg

Gjithsesi në datën 26 maj do te niste procesi gjykimit të 51 vjecarit per trafikim e kultivim të bimëve narkotike

Lexo edhe

Be the first to comment

Lini një Përgjigje