Ky është 25-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë

Ky është 25-vjeçari, Kristian Breshanaj, i cili u vra më armë zjarri mëngjesin e sotëm në Vlorë. I riu u ekzekutua me kallashnikov pranë banesës së tij në lagjen e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të të riut, teksa ky u fundit ndodhej brenda makinës së tij.

Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

Nuk ndalon krimi në vend. Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Një 25 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov.Jo shumë larg vendit të krimit, policia ka gjetur një automjet të djegur. Në brendësi të automjetit ishte edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Rreth orës 4 të mëngjesit policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25 vjeçari. Mësohet se viktimë e atentatit ishte shtetasi Kristian Breshanaj.Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari është djali shefit të reanimacionit në spitalin e Vlorës. Gjithashtu mësohet se ai kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

Kujtojmë që pas vrasjes policia gjeti në afërsi të zonës së krimit një automjet të djegur. Branda automjetit ishte edhe arma tip Kallashnikov për të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje