Casillas – tifozëve të Real Madridit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e përcjellë një foto nga ajo ndeshje me mesazhin: “Një ditë, do të kthehem”.

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, e kujtoi këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me Real Madridin, para transferimit në Porto, transmeton Gazeta Express.

Me një fotografi të tij në ndeshjen kundër Getafes në vitin 2015, portieri legjendar e shkroi një mesazh për tifozët e klubit madrilen.

“Ndeshja e fundit në Madrid. Një ditë, do të kthehem”, shkroi spanjolli.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje