Aksidentet/ Përplasen automjetet, vetëm dëme materiale

As kufizimi i lëvizjeve dhe as festa e Fitër Bajramit nuk i ndal aksidentet rrugore në Shqipëri.

Pak minuta më parë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim, raporton Alb365.

Ky ka qënë aksidenti i parë ndërkohë që disa minuta më pas dy automjete të tjerë janë përplasur kokë më kokë në plazhin e Darrëzezës fare pak metra larg bregut të detit. Edhe në këtë rast ka pas vetëm dëme materiale e jo në njerëz.

Siç shihet në videon e mëposhtme, makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje