Ambasadori gjerman në krah të personat me aftësi të kufizuara

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka bërë një gjest të pazakontë duke u ulur në një nga karrocat e personave me aftësi të kufizuara.

Heldt këtë e bëri për tu solidarizuar me këtë kategori njerëzisht për të përjetuar se ç’do të thotë të duash të qasesh diku, e të mos arrish për shkak të barrierave fizike nëpër shumë hapësira, përfshirë edhe shkollat..

Ky veprim i tij erdhi meqë Heldt iu bashkua sot fushatës së ”#visa4children” të Zyrës së UNICEF-it në vend.

Fushata kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, që jetojnë në Kosovë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje