Rama: Ja dyshimet e ambasadores së SHBA, Meta do bëj parti të re

Kryeministri Edi Rama ia faturoi lidhjes mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim për zërat se ka një pakt “pas krahëve për të ndryshuar reformën në drejtësi”.

“Ambasadorja amerikane ka bërë sot një Twitt që duket hermetik, por që nuk është dhe aq hermetik. Shumë shpejt do shikoni dy gjëra. Do të vijë shumë shpejt dilema: të hyjë apo jo në zgjedhje, të marrë pjesë, por ka hall se humb apo të mos hyjë.

Është dilema e madhe e Lulit kjo si dhe do të rikthehet çështja e reformës në drejtësi. Do të kthehet shumë shpejt reforma në drejtësi” – tha Rama që aludoi se Meta mund të krijojë një parti politike.

“Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që pak nga pak do të transformohet në një parti të presidentit. U mblodhën te teatri duke folur për Teatrin, demokracinë, etj dhe pak nga pak do të dalë një Grilo edhe këtu” – tha Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje