​Gjendje e jashtëzakonshme deri më 7 qershor në Spanjë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, mori mbështetjen parlamentare për një zgjatje të pestë të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por përsëri nga një shumicë e ngushtë edhe pas një debati të ndezur, duke treguar një ndarje të thellë politike në vend.

177 deputetë të parlamentit me 350 vende votuan në favor të zgjatjes. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila zgjat nga data 14 mars, tani është vazhduar deri më 7 qershor.

416 qytetarë u infektuan të mërkurën, kështu që totali arrin në 232.555 ose 0.18 për qind më shumë se një ditë më parë. Në të njëjtën kohë, 95 pacientë vdiqën, duke çuar totalin e viktimave nga Covid-19 në 27.888.

Hapja e ngadaltë e vendit dhe pasiguria ekonomike po rritin zhgënjimin midis banorëve. Çdo natë në Madrid dhe qytete të tjera, protestuesit dalin në ballkone dhe rrugë, duke goditur enë me lugë metalike në formë proteste dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Banka Qendrore e Spanjës pret një rënie ekonomike 12.4 për qind këtë vit pasi vendi varet nga turizmi dhe shërbimet që janë paralizuar për dy muaj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje