Projekti/ Apple një iPhone pa portë dhe vrima

Apple pritet të lansojë vitin e ardhshëm një iPhone pa butona, porte apo vrima, shkruan “The Sun”.

Përdoruesit do të detyrohen të karikojnë celularin pa kabllo dhe të përdorin kufjet me Bluetooth në vend të tyre me kabllo.

Lajmin e ka bërë të ditur Jon Prosser, që rregullisht parashikon zbulimet e reja të Applet shumë kohë para se ato të dalin në treg.

Sipas Prosserit, që ka kanalin e tij Front Page Tech edhe në YouTube, Apple planifikon të lëshojë në treg celularin iPhone pa porte dikur vitin e ardhshëm. Synimi i firmës është të lansojë iPhone pa porte apo vrima. Apple në fakt ka dorëzuar dizajnët për pajisje të tillë në Zyrën e Patentimit në SHBA më herët këtë vit.

Ka teknikisht butone anash telefonit, por janë plotësisht të padukshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje