Anulohet festivali i “Eurovizionit”, ja çfarë do të bëjnë këngëtarët

Festivali i muzikës europiane”Eurovizion”, që pritej të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj është anuluar. Por pavarësisht ketij vendimi, këngëtarët do të këndojnë nga vendet e tyre për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së virusit vdekjeprures COVID-19.

Shqipëria, që përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit te 58 të Këngës ne RTSH, do te konkurronte në natën e dyte gjysmë finale, në datën 14 maj per te pare me pas nese do te kalonte dot apo jo ne naten finale.

Finalja e Eurovizionit do të transmetohej të shtunën 16 maj, por organizatorët po shprehen se nuk eshte nevoja të mendojne per ato veshjet e çuditëshme, apo rregullimin e teksteve.

Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë Evropën, përfshirë BBC One dhe do të tregojë të gjitha aktet dhe këngët të cilat do të ishin pjesë e konkursit të këtij viti.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje